EcMeNe.DarkBB.com

Ec Me Ne Drejt Suksesit Tuaj.
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhės sė tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 23
Join date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhės sė tij   Mon Mar 24, 2008 11:51 am

Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhės sė tij

Nė studimin e historisė sė popullit shqiptar dhe tė gjuhės sė tij ka njė paradoks e ky ėshtė: nga njė anė kemi njė nga popujt mė tė vjetėr tė Ballkanit, nga ana tjetėr pėrmendoret e tij tė para gjuhėsore dalin shumė vonė - nė mesjetėn e vonė. E historia e gjuhės ėshtė edhe historia e vetė atij populli qė e ka folur dhe e flet. Nė atė duken valėvitjet qė e rrihnin popullin shqiptar nė rrymė tė moteve. Shkurt, historia e popullit shqiptar, fund e krye, ėshtė histori dramatike.

Mbi dėshminė e kėrkimeve tė tij, historiani erudit Jireēek, i cili vite tė tėra i kaloi duke hulumtuar e gjurmuar nė arkivin e Dubrovnikut, shqiptarėt, qė nė kohėn antike, i gjeti edhe pėrgjatė bregdetit Adriatik, tė cilėt, po nė atė kohė nė vjetėt e parė tė erės sė re, pėrqafuan fenė e re tė krishterė - gjithqysh para dyndjeve sllave qė vėrshuan nė zotėrimet e Perandorisė Romake e nė tokat shqiptare. Njohėsi mė kompetenti pėr historinė e kulturės e popujve tė Ballkanit, shton edhe kėtė: "Nė burimet mesjetare nuk bėhet fjalė kurrkund pėr krishterimin e shqiptarėve; ata pėrqafuan fenė e re tė krishterė nė antikėn, sepse historia e Ipeshkvisė sė Durrėsit dhe Shkodrės mund tė ndiqet pandėrprerė qė nga vitet e para tė erės sė re deri nė ditėt e sotme" (K. Jirecek, Die Handelsstrassen und Bergwerke von Serbien und Bosnien wahrend des Mittelalters 225, Rrugėt tregtare dhe minierat nė Serbi dhe nė Bosnjė gjatė mesjetės).

Popullsia e Temės sė Durrėsit pėrbėhej nė pjesėn mė tė madhe nga mbeturinat (mbetjet) e banorėve tė hershėm anas - ilirė dhe nga kolonistė tė ardhur romakė. Shqiptarėt zinin krahinat fushore dhe kodrinore-malore. Romakėt kishin zėnė vend nėpėr qytete bregdetare. Kėsaj popullsie anase iu bashkuan dalėngadalė kolonistėt sllavė, numri i tė cilėve po rritej vazhdimisht e nė mėnyrė tė veēantė pas pushtimit tė vendit nga ana e bullgarėve nė shek. X.

Nė vėshtrim tė parė duket paradoksale situata shumė e vėrtetė qė pushteti romak nė Ilirinė e Jugut gjatė periudhės tetėqindvjetėshe nuk arriti tė romanizonte krejtėsisht popullsinė ilire, shqiptare, sikur ia doli nė provincat lindore tė Perandorisė Romake nė Ballkan. Ē'ėshtė e drejta, pushteti i saj nė ato vise veriore u vendos tre shekuj mė vonė se ē'ishte vendosur e stabilizuar nė trevat jugore tė Perandorisė. Njohėsit e historisė romake pohojnė se nė Ilirinė Jugore romanizim nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės nuk kishte ­edhe se ilirishtja dhe bija e saj shqipja, nėn trysninė e latinishtes, pėsuan njė ndikim tė fortė nė tė gjitha degėzimet gjuhėsore.

Edhe huazimet latine dėshmojnė pėr njė ndikim, sidomos nė terminologjinė kishtare qė paraqesin edhe ato njė karakter urban qytetor; kėtu, sikur ėshtė konstatuar, ndikimi i sllavishtes ėshtė i hiētė; njė gjė qė tregon se nė kohėn kur sllavėt u shtynė nė anėn e tokave shqiptare, shqiptarėt bėnin edhe jetė qytetore, kishin njė organizim kishtar, me njė gjuhė kishtare e terminologji krejt tė latinishtes, bile klasike: episcopus - ipeshkėv, monacus - munėg, mung (murg); civitatem - qytet; castellum - kėshtjellė, kėshqel; hospitium - shtėpi; palatium - pėllas etj.

Dakia u romanizua deri nė shkallė mė tė lartė tė ndėrrimit tė gjuhės, d.m.th. tė asimilimit tė plotė tė gjuhės, njė gjė qė s'kishte ndodhur nė krahina jugore tė Perandorisė.

Ku e shohim mungesėn e romanizimit nė Ilirinė Jugore: Njė herė te numri i vogėl i mbishkrimeve latine, shumė mė tė vogėl se ē'dalin nė provincat e tjera romake, ­kėndej tė pėrndara vetėm nėpėr qendra urbane" (Skender Anamali, "Nga ilirėt te shqiptarėt", Kuvendi I i studimeve ilire, Tiranė, 1974).

Ndeshjet e para tė forcave ushtarake romake tė organizuara mirė, me tė ilirėve e nė pėrleshje e sulme pareshtur qė zgjatėn pėr shekuj, dobėsuan qėndresėn proverbiale tė ilirėve dhe, pėr pasojė, pushteti romak vendosi sundimin e vet nė gjithė Ilirinė Jugore. Politika gjeostrategjike e Perandorisė Romake me synime ekspansioni - pėrzgjerimi e pushtimi tokash tė huaja nga Veriu e Lindja, shtriu dhe vendosi sundimin e vet nė viset deri nė Luginėn e Danubit tė Poshtėm duke siguruar kufijtė e saj.

Pas pushtimit romak tė saj, interesat ekonomike tė Romės nė llirinė Jugore, ishin mė tė kufizuara; kolonizimi romak qė ishte shtrirė kryesisht nė qendrat kryesore urbane, pėr shkak tė konfiguracionit gjeografik, ishte izoluar (S. Mansaku, Seminari XVII, 168­-169), prandaj edhe popullsia anase ruajti dhe zhvilloi gjuhėn amtare.

Kur mbahet parasysh njėfarė qetėsie relative, e krijuar nė viset e shtruara tė Ilirisė Jugore, sidomos nė qendrat urbane tė saj, ėshtė fare e kuptueshme se si lagjja apo shtresa e kulturuar autoktone qė i ishte pėrshtatur situatės sė krijuar, qė po zinte vend nė hierarkinė e sistemit tė vendosur tė pushtuesit, mori vetėm gjuhėn e tij por edhe besimin (fenė) e ri katolik. Mjafton tė merret e tė shikohet terminologjia kishtare krejt latine nė tė cilėn pasqyrohen mė sė miri ligjet fonetike tė gjuhės tashmė shqipe, nė njė anė, dhe, nė anėn tjetėr, jetėsia (vitaliteti) e gjallėsia e saj duke treguar njė aftėsi tė madhe pėrvetėsuese ndaj elementeve tė huazuara, ajo i ka ndryshuar thellė ato duke u dhėnė atyre tiparet e veta fonetiko-gramatikore, "fytyrėn" shqipe (A. Kostallari).

Pėrveē tė tjerash, ka edhe njė faktor qė mund tė ngrihet nė faktor dėshtimi pėr autoktoninė e shqiptarėve nė atdheun historik tė tyre, nė tokėn ku ata banojnė sot e gjithė ditėn; ėshtė njė faktor i rendit gjuhėsor - fonetik; me fjalė tė tjera, nė shqipen e rumanishten ka njė shtresė huazimesh latine me ngjashmėri tė madhe midis tyre - dukuri qė njė palė linguistėsh albanologė, bile tė njohur sa i takon shqipes, kishin ardhur, fjala e tyre, nė njė periudhė kohore kur tė parėt e shqiptarėve banonin mė nė Lindje, nė thellėsinė e Ballkanit - shtresė e quajtur trako-romane. Para Bariēit nė kėtė reflektim dypalėsh tė disa bashkėtingujve tė latinishtes, si gjeografikisht edhe kronologjikisht, shihnin njė shtresėzim dyfish edhe Puscariu e Jokli, bie fjala, lat. ct shq. ft, rum. pt (lucta - luftė, lupta); lat. x (ks) shq. fsh, rum. ps (coxa - kofshė rum. coapsa); lat. a, rum. a (stratum, shq. shtrat, rum. strat), qė, sipas tyre, rrjedhin prej njė shtrese mė tė vjetėr tė latinitetit kontinental, kurse mė vonė reflekset e tyre ndryshojnė nė gjuhėn shqipe - lat. ct>it, jt, dalmatishtja -it.

Pėr shtresėzimet dypalėshe tė togut konsonantik ct tė latinishtes nė shqipen ft, x>fsh; ct>jt; x>sh, qė kanė konstatuar Puscariu, Weigandi, Jokli, Bariēi, mund tė thuhet se nuk ėshtė vėrtetuar kurrfarė shtegtimi i shqiptarėve nga Lindja nė Perėndim, prandaj edhe reflektimi i dyfishtė i togut bashkėtingėllor i porsazėnė ngoje, shpjegohet me kronologjinė e depėrtimit tė elementeve latine nė shqipen dhe nė rumanishten, por jo me ndėrrimin e vendbanimit tė shqiptarėve nga Lindja pėr nė Perėndim (S. Mansaku).

Pėr ta mbėshtetur shtegtimin e shqiptarėve nga viset lindore tė Dakisė pėr nė zona tė Ilirisė Jugore, linguistėt e sipėrpėrmendur ngjashmėri fonetike shohin edhe te reflektimet e elementeve latine tė shqipes dhe tė dalmatishtes romane nė punė tė metafonizimit (tė tingullit) a>e, d.m.th. tė kthimit tė a-sė latine nė e-nė e shqipes dhe nė dalmatishten romane: pane>pen, casa>chesa; racana>recna, aeramen>rem, tata>teta, nė tė folmen e Dubrovnikut tuata, lat. sanitatem, shq. shėnet, voluntatem>vullnet, potestatm>pushtet; njė dukuri e tillė nuk ėshtė konstatuar nė rumanishten; a-ja e theksuar latine ruhet: stratum, rum. strat, por edhe shqip shtrat, shum. shtretėn, shtretėr, kurse gallus>gjel, civitatem>qytet, galbinus>i gjelbėr -Le etimologie bisogna trovarle ma non - carcarle!.

Sa u tha pėr dukurinė fonetike tė metafonizimit a>e dhe pėr mundėsinė e ndikimit tė dalmatishtes romane nė pėrftimin e kėsaj shfaqjeje nė gjuhėn shqipe, praktikisht, ne nuk shohim kurrfarė gjase qė ajo gjuhė romane me 4-5 shembuj tė ketė ushtruar farė trysnie nė punė tė shtrirjes sė saj nė gjuhėn shqipe, tė cilėn njohėsit mė tė mėdhenj tė gjuhės sonė me sigurinė mė tė madhe e quajnė prodhim i dalė nga njė proces i brendshėm i gjuhės shqipe, prodhim i singularizimit tė pluralit, Ēabej, Shumėsi i singularizuar nė gjuhėn shqipe, Tiranė 1967.

Pėr aq sa na thotė gjuha jonė, nė nėnsistemet e saj, sidomos nė inventarin leksikor, shekujt VIII-IX e tėhu, ajo kishte pėsuar njė trysni tė dukshme, qė do tė thotė njė visar i konsiderueshėm sllav kishte shkuar tek tė folmet e shqipes tė kohės. Nė anė tė kundėrt, sllavishtja jugore e mesjetės ia detyronte gjuhės sonė ruajtjen e disa veēorive fonetike dhe disa thesare leksikore, tė shkuara tek serbishtja. Kėtu ėshtė fjala pėr njė tufė fjalėsh qė nė studimet ballkanologjike janė quajtur ballkanizma. Nė mesjetėn e vonė raportet e kėtyre dy popujve sa vijnė e bėhen mė tė afėrta e mė tė ngushta. Sllavėt, edhe se me epėrsi politike kundruall shqiptarėve, nė njė kontekst shoqėror, ata huazuan njė lloj kulture shqiptare qė kėta e trashėgonin prej tė parėve ilirė tė tyre. Pra, gjurmėt e kulturės ilire, pa farė dyshimi, nė tė shumtėn e rasteve me ndėrmjetėsimin e shqiptarėve, u shtrinė nė tė tjerat kultura tė popujve tė Ballkanit.

Ky pohim mbėshtetet e pėrligjet me faktin se tė parėt e kėtij populli nė tė kaluarėn janė marrė kryesisht me ekonominė bujqėsore, blegtorale, me rritjen e mbarėshtimin e bagėtive, pėr pasojė edhe leksiku i kėtij trualli ėshtė mė i pasur. Ka nė fjalorin e gjuhėve ballkanike njė numėr tė konsiderueshėm tė pėrbashkėt pėr burimin e tė cilit linguistėt kanė mendime tė ndara; njė sasi leksikore prej nja 70 fjalėsh, e pėrbashkėt pėr shqipen e rumanishten, pėr se nė pikėpamje etimologjike ekspertėt etimologė rrahin rrugė tė ndryshme, linguistika shqiptare, duke gjuajtur mirė nė shenjė, njė sasi tė mirė e ka nxjerrė me prejardhje shqiptare.

Ligjet fonetike dhe kronologjia e tyre na japin dorė t'u vėmė gisht toponimeve tė lashta, vendbanimeve tona, oronimeve, emrave tė maleve, qyteteve tė moēme: Shkupi, Shari, Shtipi, Shkodėr, Mat-i, Dri-ni, Lesh-Lezhė, Ishmmi, Buenė, Bunė, Durrės, Qafa e Prushit (Scupi, Scardus mons, Astibos, (us) Mathis, Drinus, Lissus, Issamus, Perustae, Pirustae).

Ėshtė konstatuar se shumica e kėtyre toponimeve tė sapopėrmendura janė ilire e zhvillimi i formave tė sotme tė tyre nga ato tė moēmet ka qenė i mundshėm vetėm me ndėrmjetėsim tė fonetikės historike tė shqipes; gjuhėt sllave, me tė drejtė, janė pėrjashtuar, sepse nė kohėn e kryerjes sė kėtij procesi gjuhėsor, bartėsit sllavofolės tė tyre, nė ato kohė, po gjėllinin pėrtej maleve Karpate.

Nė kohėn paraturke shqiptarėt janė tė pranishėm, siē na thonė krisobulat, sidomos ato tė Deēanit, por, siē vėrtetojnė ato, mė tepėr nėpėr katunde e mė pak si element sedentar (ndejtar). Po t'u mėshohej mė shumė e mė tepėr studimeve nė mėnyrė tė hollėsishme, ata do t'i gjejmė me shumicė edhe si element ndejtar, tė krishterė, bile edhe tė sllavizuar me anė tė kishės ortodokse.

Nga kėto fakte mund tė nxirren disa pėrfundime tė mirėfillta qė nė kontekstin shoqėror tė pėrbashkėt, shqiptarėt pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė, pėrndryshe si mund tė shpjegohet fakti qė shqiptarėt ishin ata qė nėn udhėheqjen e kryetrimit Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, organizuan qėndresėn e njohur kundėr osmanlinjve duke pėrballuar njė ēerek shekulli rrebeshin e tyre. Pėr fat, kohėt e fundit, defterėt e botuar nga historiani orientalist Selami Pulaha, bien materiale e tė dhėna tė pasura. Pėrveē asaj, mbi bazėn e regjistrave kėtu tė pėrmendur, ka bėrė edhe vetė studime duke vėnė gurė tė ēmueshėm nė ndėrtesėn e gjurmimeve onomastike sllavo-shqiptare tė kėtyre anėve tona. Pas tij ėshtė shtuar interesi pėr onomastikonin shqiptar tė fillimit tė sundimit turk nė kėto treva tona. Ndėr ta ka, po nė kėto kohė tė vona, edhe studiues sllavė e ne po zėmė ngoje Mitar Pesikan-in, i cili mbi dėshminė e defterėve tė Pulahės, nė mėnyrė sistematike, ka marrė ta studiojė onomastikėn sllave e shqiptare te Onomatoloski prilozi II-VII, 1981-1986. Studimet e tij janė ndėr mė tė gjithanshmet e mė tė thellat.

Ndėrkaq, ne nuk mund tė themi se nė punimet e kėtij shkencėtari, nė vise tė caktuara, ka pėrfundime qė, pas mendimit tonė, mund tė pranohen. Pėr mendimin tonė, e meta e tij mė e madhja qėndron kėtu qė linguisti Pesikan nė gjithė punimet qė bėjnė fjalė pėr onomastikėn dhe strukturėn e popullsisė, nė pėrcaktimin e pėrkatėsisė sė saj etnike, nuk merr parasysh rrethanat shoqėrore historike. Vėshtirėsi dalin atėherė kur struktura e onomastikonit ėshtė e pėrzier me emra vetjakė shqiptarė e sllavė, e linguisti Pesikan kėtu pret shkurt: "Duhet tė mbahet parasysh fakti se disa emra vetjakė pėrjashtoheshin nga rrethi i mjedisit etnik tė tyre, duke depėrtuar nė mjedise etnike tė tjera, gjė qė, pėr pasojė, emra shqiptarėsh: Llesh, Gjin, Gjon, dalin nė mjediset sllave, kurse emrat sllavė: Vuk, Dejan etj., i gjejmė nė rrethe shqiptare" 1.

Nuk ka dyshim se ndikimi i onomastikės serbe dhe ai i institucioneve fetare dhe kulturore ortodokse mbi banorėt shqiptarė nė periudhėn paraturke si dhe trysnia e ndikimit tė kishės ortodokse edhe gjatė sundimit turk, kanė qenė shumė tė mėdha. Nėn despotatin e Brankoviqit kishte 12 manastire dhe 5 kisha. Nė zotėrimet e Deēanit kishte aq priftėrinj sa njėrit nuk i binin mė shumė se 20 shtėpi, kurse nė 8 katundet e vllehve tė Deēanit dhe nė njė tė shqiptarėve, qė kishin 266 shtėpi, nuk kishte asnjė prift (Stojan Novakoviē, Selo, Beograd, 1965, f. 173.).

1* Po tė hiqet mėnjanė procesi i gjatė e shekullor i sllavizmit, tė cilit i nėnshtroheshin shqiptarėt, si dhe vllehtė; po tė shpėrfillet rrethana se pėrqafimi i emrave sllavė vlleh dhe shqiptarė ėshtė rrjedhojė e kėtij procesi, shumė lehtė nxirrej si pėrfundim se nė pėrdorimin e emrave nuk mund tė nxirrej kurrfarė pėrfundimi mbi prejardhjen dhe kombėsinė – kėshtu gjykonte, por drejt dhe nė frymė objektive prof. Sima Cirkovic - njė njohės fort i aftė i historisė sė popujve tė Ballkanit, te botimi i Akademisė Serbe tė Shkencave, Ilirėt dhe Shqiptarėt, fq. 333-334.

Ligjėratė e mbajtur nė Seminarin XXII Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn shqiptare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ecmene.darkbb.com
 
Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhės sė tij
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
EcMeNe.DarkBB.com :: Bota Shqipėtare :: Gjuha Shqipe-
Kėrce tek: