EcMeNe.DarkBB.com

Ec Me Ne Drejt Suksesit Tuaj.
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Gjuhė tė vdekura e gjuhė tė zhdukura -

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 23
Join date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Gjuhė tė vdekura e gjuhė tė zhdukura -   Mon Mar 24, 2008 11:52 am

Gjuhė tė vdekura e gjuhė tė zhdukura -

Ēėshtje qė kanė tė bėjnė me ecurinė e gjallimit tė gjuhėve kanė grishur shpesh vėmendjen e gjithkujt qė i pėrdor vetėdijshėm ato. Kėsisoj ėshtė rrėmuar mbi mėnyrėn e tyre tė jetesės, mbi kushtet e mbijetesės apo tė shuarjes sė njė gjuhe a tė folmeje, mbi rolin shėnjues qė ka gjuha te individi e pėr pasojė te shoqėria mbarė. E s'ka qenė e thėnė qė kjo vetėdije t'u pėrkiste veē gjuhėtarėve. Po citojmė nė vijim njė copėz nga “L'idioma gentile” e De Amicis, thėnė nga shqipja dashamire e Asdrenit:

“Gjuhėt ēkėmbehen dhe ēpėrblehen nė rjedhje tė kohėvet, ashtu si ēkėmbehet ēdo gjė. Disa fjalė humbasin, tė tjera e kėmbejnė kuptimin. Ėshtė njė nim i natyrės, nė virtut tė tė cilit gjuhėt ēpėrbėhen nė qenjet e nė tė endurit e tyre. Po vėshtro, nuk duhet tė besojmė, se ky ēkėmbim i natyrėshėmė dhe i pandaluar i njė gjuhe ėshtė njė me vdirrjen e saj e me prishjen e saj...”. Megjithatė gjuhėt edhe vdirren , herė pėr shkaqe natyrore, e herė pėr faj tė letargjisė qė pllakos ndėrgjegjen njerėzore.

Ideja se gjuhėt mund “tė vdesin” zor se ēudit kėnd, pasi nė fjalorė a enciklopedi, pėrbrě termit gjuhė e vdekur, gjejmė edhe pėrkufizimin si “gjuhė qė nuk flitet mė, por qė kur e kur pėrmbush edhe funksione nė mėsimdhėnie, nė ceremoni e rite etj., sikurse latinishtja”. Nė “Robert”-in frėng thuhet: “gjuhė tė vdekura - ato qė nuk fliten mė”; nuk jepet ndonjė shembull ilustrues pėr to, por kur ėshtė fjala pėr latinishten e greqishten e lashtė, ky fjalor i pėrmbledh nė zėrin gjuhė klasike .

Atėherė ne mund tė mėdyshemi ca dhe tė na dalė vetiu pyetja: Pse latinishten herė e quajnė gjuhė tė vdekur e herė gjuhė klasike? Ndofta mė afėr sė vėrtetės qėndron pėrkufizimi i njė tjetėr enciklopedie frėnge, sipas tė cilit “quhen tė vdekura ato gjuhė qė tashmė gjallojnė veē ndėr tekste e libra”. E mira e kėtij pėrkufizimi ėshtė se ai na pėrēon dy fakte njėherėsh: njė gjuhė e vdekur ėshtė gjuhė e shkruar , d.m.th. se ka qenė shkruar “sa ish gjallė” (mbase vazhdon edhe sot e do kohė) dhe se nuk flitet mė .

Me fjalė tė tjera, nė morinė e gjuhėve qė janė folur pėrgjatė historisė e qė sot nuk janė mė, kemi gjuhė tė vdekura e gjuhė tė zhdukura, tė vendosura sipas njė shkalle hierarkike: latinishtja, greqishtja e lashtė, arabishtja klasike apo sanskritishtja janė gjuhė mė prestigjioze se ato qė flisnin, ta zėmė, popujt qė u kolonizuan nga romakėt, tė cilat as nuk lanė pas letėrsi, as nuk janė gjuhė tė ndonjė feje, etj. Ē'mund tė themi pėr kėto tė fundit? Pėr gjuhėt qė fliteshin nė Gadishullin Iberik, nė Galě, apo nė Rumaninė e sotme, para se pushtimi romak e tok me tė latinishtja t'i zbrisnin nga froni? Afėrmendsh janė gjuhė tė vdekura , nėse ėshtė fjala qė nuk fliten mė, por vdekja e tyre nuk ėshtė e njėjtė me atė tė latinishtes: gjuhėt nė fjalė humbėn e s'lanė kurrfarė gjurme, veē njė substrakti qė pėrcaktoi tiparet e ndryshme tė gjuhėve romanike, ndėrsa latinishtja vdiq duke u shndėrruar.

Paska, pra, tri mėnyra “zhdukjeje” pėr njė gjuhė:

Zhdukja pėr t'u shndėrruar ; kjo ndodhte kur njė gjuhė e zhvilluar ndahej gjeografikisht gjatė ekspansionit tė popullit qė e fliste, duke dhėnė shkas lindjes sė familjeve gjuhėsore. Kėshtu ngjau me indoevropianishten latinishten, dhe arabishten klasike.
Zhdukja prej bdarjes; kjo ndodh kur folėsit e fundėm tė njė gjuhe vdesin pa lėnė pasardhės qė flasin po atė gjuhė. Kėtu pėrmendet rasti i dalmatishtes, folėsi i fundėm i sė cilės, Udina Burbur, vdiq mė 1898.
Zhdukja prej zėvendėsimit, kur gjuhėt inferiore humbasin nėn trysninė e gjuhėve superiore; me kėtė rrugė u shfaq latinishtja ballkanike apo latinishtja qė zuri tė fliste popullsia e Ballkanit pasi u romanizua. Kėtu bėjnė pėrjashtim greqishtja me skudin e saj prej gjuhė kulture si dhe protoshqipja me rezistencėn e folėsve tė saj. Le tė qėndrojmė ca mė gjatė tek kjo lloj zhdukjeje.
Ky zėvendėsim i njė gjuhe prej njė tjetre mund tė jetė alternativ (dhe kėtu po sjell njė shembull: fėmija i lindur nga martesa ndėrmjet njė shqiptari dhe njė rumuneje, qė tė dy emigrantė nė Itali, ka si gjuhė tė tijėn italishten); por mund tė jetė edhe zėvendėsim i vazhduar, atėherė kur pėrmes njė procesi tė gjatė, gjuha e mbizotėruar shkrihet ngadalė e pėrditė nė trup tė gjuhės mbizotėruese dhe nė kėtė rast mė tepėr se pėr zėvendėsim ėshtė fjala pėr absorbim. Tė vetmet shenja qė mbeten nga gjuha e pėrpirė nė fund tė kėsaj “darke shekullore”, janė njėsitė morfologjike si: mbaresa e fundore lakim-zgjedhimesh, disi tė rėnda kėto pėr t'u tretur.

Edhe pa vazhduar mė tej, duket se del vetiu droja nė lidhje me shqipen; ajo tashmė ėshtė pėrballė qoftė me zėvendėsimin alternativ (njė pjesė jo e vogėl familjesh shqipfolėse gjenden jashtė vendit), qoftė me zėvendėsimin e vazhduar, shkak pėr tė cilin bėhet hapja e menjėhershme e kėsaj gjuhe tė vogėl e tė pasistemuar ndaj prirjes botėrore pėr globalizim kulturash; sė gjithės duket se po i jep dorė edhe letargjia jonė e pavend.

Tash sė fundmi, Ministria Italiane e Arsimit shpalli dekret-ligjin, sipas tė cilit fėmijėt shqiptarė nė Itali kanė tė drejtėn e mėsimit shqip nė shkollat e atjeshme. Ky veprim i qeverisė italiane, pėr t'i dhėnė udhė kėtij ligji, mori shkas nga fakti se numri i shqipfolėsve nė Itali ka mbėrritur cakun e njė pakice gjuhėsore qė do marrė parasysh. Kėsisoj shqipja e tyre do tė ketė mundėsinė tė ushtohet nė tė katėr funksionet e saj themelore: dėgjim, lexim, gjuhė e folur, gjuhė e shkruar .

Njė vendim i tillė tė zgjon, pėrveē njė ndjesie tė mirė falėnderuese, edhe instinktin t'i kthejmė sytė kah ne. Afėrmendsh ka ardhur koha qė platforma e studimeve pėr gjuhėn tė ngrihet mbi ēėshtje qė marrin nė shqyrtim tė gjitha ato ngjarje gjuhėsore, tė cilat pėrndoqėn ndryshimet ideopolitike e pėr rrjedhojė ndryshimin e krejt stilit tė jetės sociale. Nė fillim tė viteve ‘90 shqipja pa si shprishej entropia e sistemit tė saj gjuhėsor e kulturor. Pėr pasojė, qerthuj me dyshime e probleme pėr t'u zgjidhur ankthojnė aty pas dyerve tė institucioneve kėrkimore e ato kanė shumė mė tepėr ngut se problemi i zanafillės sė shqipes.

Nė ē'kushte e befasoi shqipen kjo hapje e menjėhershme?
Si pėrvijoi raporti mes gjuhės sė shkruar e asaj tė folur pasi ranė skemat semasiologjike “tė parafabrikuara”?
Ē'i sjell shqipes ky network i tanishėm njerėzish e konceptesh nga e gjithė bota?
Ē'do tė thotė tė jesh gjuhė e kulturė e njė vendi tė vogėl e ē'qėndrim do mbajtur (kuptohet, nė aspektin gjuhėsor)?
Anėt pozitive e negative tė huazimeve gjuhėsore gjithfarė (leksikore, gramatikore, semantike, etj) - dhe kėtu tė shqyrtohen qoftė huazimet e pashmangshme, qoftė ato qė i ngucen gjuhės me pahir.
Nė njė ligjėrim tashmė tė ngurtė e skematik, aq mė tepėr tė turbulluar nga problemet e veta pararendėse, a do tė qe mė mirė qė huazimeve tė tilla t'u lihej shtegu hapur deri nė njė referendum kulturoro-gjuhėsor, apo tė ndaleshim qysh tash e tė diagnostikonim?
Mė mirė njė reformė gjuhėsore en bloque, apo do tė mjaftonte njė rishikim i hollėsishėm i normės sonė standarde, tė ngushtė e tė pamjaftueshme?
Rishqyrtim i metodologjive, nė bazė tė tė cilave zhvillohet sot kėrkimtaria jonė gjuhėsore.
Hulumtimi gjuhėsor nė Shqipėri ngjan se ende kryhet duke u nisur nga gjuha nė veshjen e saj abstrakte, pa dalluar dy konceptet sosyriane, ligjėrimin dhe tė folurit. Pėr pasojė, pakgjė punohet pėr mėnyrat e ndryshme tė mendimit e tė shprehjes, pėr ligjėrimin aktiv - atė qė pėrdorim pėrditė, apo pėr zhargonet. E gjithė kjo lavjerrje shqiptare socialkulturore, ideopolitike, demografike, gjeografike etj., bėn qė tė lavjerret edhe shqipja, veēse filli i kėtij pezulli sa vjen e po tėhollet. Ėshtė koha t'i kthehet shqipes limfa e saj e dikurshme. S'ka dyshim se forcat intelektuale janė gati t'i pėrvishen njė aksioni tė tillė tė lėvdueshėm; ajo ē'ka presin ėshtė vetėm (e domosdoshmja) pėrfshirje nė tė e forcės shtetėrore.

Deri mė tash shqipja ėshtė gjuhė nė kėrkim tė njė atdheu . Mos u dashka tė presim deri kur Shqipėria tė jetė atdhe nė kėrkim tė njė gjuhe? Tė gjithė e dimė se gjuha s'ėshtė stolě, por mbuloja qė u veshim mendimeve tona. E le t'i kthehemi edhe njė herė De Amicis-it: “Thonė se njeriu vlen aqė sa di. Po me njė masė tė madhe vlen edhe sipas mėnyrės pas sė cilės ay e thotė atė qė e di ”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ecmene.darkbb.com
 
Gjuhė tė vdekura e gjuhė tė zhdukura -
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
EcMeNe.DarkBB.com :: Bota Shqipėtare :: Gjuha Shqipe-
Kėrce tek: