EcMeNe.DarkBB.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
EcMeNe.DarkBB.com

Ec Me Ne Drejt Suksesit Tuaj.
 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Pėr fjalėn e bukur shqipe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin



Numri i postimeve : 23
Join date : 23/03/2008

Pėr fjalėn e bukur shqipe Empty
MesazhTitulli: Pėr fjalėn e bukur shqipe   Pėr fjalėn e bukur shqipe Icon_minitimeMon Mar 24, 2008 11:53 am

Pėr fjalėn e bukur shqipe

Simon Pepa

Lufta pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe ėshtė po kaq e gjatė dhe kėmbėngulėse sa dhe rruga e pėrpjekjeve tė pareshtura pėr shkrimin e lėvrimin e saj. Qysh tek autorėt tanė tė vjetėr shohim tė shprehet shqetėsimi pėr fjalėt e huaja qė po hynin nė shqipen, por shohim edhe pėrpjekjet e tyre pėr tė gjallėruar e formuar vetė fjalė tė brumit popullor. Buzuku thotė se e shkroi veprėn e tij "En se dashuni te botes sane". Bardhi, nė parathėnien e Fjalorit tė tij, flet pėr dėshirėn qė kishte "... me ndihmuem mbe nje ane gjuhene tane". Disa vite mė vonė Pjetėr Bogdani na rrėfen se ".,.me anshtė dashune me djersė tė mėdha shumė fjalė me ndėrequnė". Dhe thėniet e tyre ata i shoqėruan me mjaft pėrpjekje dhe shembuj tė gjallė, duke krijuar edhe vetė fjalė nga brumi i shqipes. Si tė tilla mund tė shėnojmė: dėftues, kopshtar, kangėtar, mbarim, pushim, letrar etj,

Nė hullinė qė ēelėn kėta dijetarė ecėn me dėshirė dhe kėmbėngulje edhe atd­hetarė e tė dijshėm tė tjerė, si: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Naim e Sami' Frashėri, lani Vreto etj.

Ėshtė pikėrisht kjo dashuri pėr gjuhėn dhe kjo pėrgatitje e gjerė gjuhėsore qė i shtyri ata tė krijojnė e tė gjallėrojnė fjalė vendėse, si: fletore, mėsim, shumicė, thelloj, etj. (nga Veqilharxhi); fushatė, ndėrgjegje, pikė, presė, theks (nga Kristoforidhi); dėgjim, dritare, hapsir etj, (nga Naimi); lindje, perėndim, qever­itar etj, (nga Samiu). Nga ky dijetar, veē tė tjerash, i janė vėnė themelet edhe ter­minologjisė gjuhėsore gramatikore. Nga ai janė krijuar fjalėt: abetare, nyje, rrokje etj.

Puna e kėtyre dijetarėve u plotėsua mė vonė edhe nga dijetarė tė tjerė, punon­jės tė palodhur tė shqipes, ku kryet e vendit e zuri A. Xhuvani, i cili shkroi edhe veprėn "Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe ".

N mnyr t veant, kjo pun e vyer pr pasurimin dhe pastrtin e gjuhs, mori pėrmasa tė mėdha nė kėtė gjysmė shekulli tė fundit, e zhvilluar kjo me kritere tė drejta shkencore, Kėshtu, nė sajė tė punės sė kujdesshme tė mjaft dije­tarėve, u krijuan dhe po krijohen mijėra e mijėra fjalė, kuptime tė reja fjalėsh, pjesa mė e madhe e tyre 'me brumė vendės e sipas gjedheve (modeleve) tė shqipes. Si tė tilla mund tė shėnojmė: an'itje, bashkautor, fllrmaltė, miratim,ujėmbledhės, mbishtresė, vendburim, shpim-kėrkim etj.

Por, me gjithė punėn e bėrė, pėrsėri nė gjuhėn tonė kanė hyrė dhe po pėrdoren pa vend fjalė tė huaja tė cilat mund tė shmangen lehtė. Kėtu nuk e kemi fjalėn pėr ato huazime tė rrėnjosura (siē janė huazimet nga greqisht ja e re: dhomė, pronė, qefull, qėndis etj), nga gjuhėt sllave (ēekiē, ēudit, grusht, kosė etj.), si dhe njė numėr fjalėsh nga italisht ja qė kanė gjetur njė pėrdorim tė gjerė, si: barkė, fitoj, paguaj, timon etj. Sė bashku me to nuk duhen nxjerrė jashtė gjuhe dhe fjalė ndėrkombėtare, si analizė, atmosferė, element, .financė, miliard, kilogram, olimpiadė etj, si dhe ato huazime, kryesisht turke, qė mbartin nė vetvete ngjyrime dhe ngarkesa emocionale, si: vatan (pranė shqipes "atdhe"), milet (pranė shqipes "popull"), xhan (pranė "shpirt") etj.

Atėherė ndaj cilave elemente leksikore duhet mbajtur qėndrim dhe duhet shmangur nga pėrdorimi? Sė pari, tė mos pėrdoren ato huazime qė kanė hyrė gjatė kėtij shekulli, kryesisht nga gjuhėt neolatin e e qė kanė pėrgjegjėset e tyre nė shqipe. Kėshtu, pse tė pėrdorėn fjalėt e huaja abnegacion kur kemi vetėmo­him, aboim, abonohem kur kemi pajtim, pajtohem; inspiroj, inspirim kur kemi frymėzoj, frymėzim; komplikim e komplikoj kur kemi ndėrlikim e ndėrlikoj; pri­oritet, turn, konditė e kondicionoj kur kemi pėrparėsi, ndėrresė, kusht e kushtė­zoj; distancoj, distancohem, distancim, i distancuar kur kemi largoj, largohem, largim, i larguar (veēoj, veēohem, veēim, i veēuar); identifikoj, identifikohet, identifikim, i identifikuar, kur kemi njėjtėsoj, njėjtėsohet, njėjtės im, i njėjtėsim, i njėjtėsuar; paralelisht, (si ndajfolje) paralel me (si parafjalė) kur nė shqipen kemi: krahas (si ndajfolje) krahas me (si parafjalė) e sa tė tjera tė kėsaj natyre.

Njė punė e madhe duhet bėrė edhe pėr tė nxjerrė jashtė dhe disa fjalė tė huaja dialektore e krahinore qė pėrdoren, p.sh. nė zona tė ndryshme, si: vadit, versnik (nga sllavishtja); insan, isharet (nga turqisht ja); buonogracie, kopertė, shendilet (nga ita!.), kur pranė tyre kemi fjalėt e bukura shqipe, pėrkatėsisht ujit, moshatar, njeri, shenjė, mbajtėse perdesh, mbulesė, rrugicė etj. Nė kėtė mes duhet patur kujdes qė fjalėt e uaja tė mos pėrdoren pa vend edhe nė tabela ose emėrtime tė ndryshme. Psh. pse duhet tė shkruajmė pasticeri (pėr ėmbėltore), berber (pėr floktore), saraē (pėr lėkurėpunues), sahatēi (pėr orėndreqės), teneqexhi (pėr teneqepunues), atrecaturė (pėr pjesė ndėrrimi) etj.

Puna pėr pastė11inė e gjuhės duhet kuptuar si njė detyrė e tė gjithėve. Kjo bėhet duke pasur njė bindje tė thellė pėr vlerat e rėndėsinė politike e kombėtare tė kėsaj veprimtarie. Brezave tanė u del si detyrė e rėndėsishme qė kėtė gjuhė kaq tė bukur ta pasurojnė pareshtur pėr ta ngritur nė njė shkallė edhe mė tė lartė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ecmene.forumsq.net
 
Pėr fjalėn e bukur shqipe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
EcMeNe.DarkBB.com :: Bota Shqipėtare :: Gjuha Shqipe-
Kėrce tek: