EcMeNe.DarkBB.com

Ec Me Ne Drejt Suksesit Tuaj.
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Gjergj Fishta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 23
Join date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Gjergj Fishta   Mon Mar 24, 2008 11:55 am

Gjergj Fishta

Lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871. Jetėn e filloi si barģ. Por shumė shpejt , kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Mė 1893 i kreu studimet shkėlqyeshėm.


I formuar nė periudhėn e Rilindjes sonė kombėtare, poeti ynė Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u krijuan nė shekullin e njėzetė.Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės, nė krijimtarinė e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri mė 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip tė franēeskanėve. Nė janar tė atj viti ai bėhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar Preng Doēi. Me alfabetin e kėsaj shoqėrie u botuan edhe krijimet e Fishtės tė kėsaj periudhe. Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr gjer atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai fut gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė. Arrin tė botojė kėngėt e para tė "Lahutės sė Malėsisė", kryevepėr e poezisė epike shqiptare, mė 1904. Mė 1907 boton pėrmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", mė 1909 pėrmbledhjen lirike "Pika voėset" mė 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punėn e Komisionit tė Alfabetit.
Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e kishte pritur me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publiēistike qė boton nė revistėn "Hylli i dritės", revistė letrare-kulturore, tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nėn pushtimin austriak boton gazetėn "Posta e Shypnisė" (1916-1917), mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqin, Komisinė letrare qė kishte pėr qėllim krijimin e gjuhės letrare kombėtare.
Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore pėrkon me pjekurinė e plotė tė personalitetit tė Fishtės si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatė vitit 1920 ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrės. Nė prill 1921, nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar zgjidhet nėnkryetar. Si nėnkryetar i Parlamentit kreu veprimtari tė dėnduara politike. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, krijon, boton e riboton pareshtur. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e krijimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės sė Malėsisė", (1937).
Pėr veprimtarinė poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime tė ndryshme. Mė 1931 Greqia i jep dekoratėn "Foenix". Mė 1939 Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj.
Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940.

VEPRA
Poezinė e parė Fishta e botoi nė "Albania", mė 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatė veprimtarisė sė dendur botuese, e cila, pėrveēse nė librat u publikua edhe nė 15 gazeta e revista tė kohės brenda edhe jashtė vendit, veprimatia e tij pėrfshin 40 vite tė jetės, ai pėrdori 24 pseudonime.
Si krijues Fishta, nė radhė tė parė ishte poet. Pėrkushtimin mė tė madh e pati ndaj epikės. "Lahutės sė Malėsisė", veprės sė jetės, ai i kushtoi 40 vjet punė. Ndėrsa vepra tjetėr epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotėsisht nė shtypin periodik. Tonet e madhėrishme heroike, burimėsia e papėrsėritshme e pėrfytyrimeve, shqiptarėsia nė dhėnien e mjediseve, heronjve, rrethanave qė kanė bėrė qė Fishta, si epik tė quhej "Homer i Shqipėrisė". Ndėrthurjet e ndryshme tė mitologjisė me realitetin, ashpėrsia e stilit , mendimi i fuqishėm filozofik, dramaciteti i veprės kanė bėrė qė Fishta tė krahasohet nė kėtė lėmė me Gėten e Danten.
Gjergj Fishta ishte autor i panjohur nga brezi im dhe nga tė tjerėt qė e kryen shkollėn e mesme nė Shqipėrine komuniste. Pėr mė tepėr, kur e pashė tekstin e Lahutės pėr herė tė parė mendova se ishte i vėshtirė pėr ta lexuar, pėr shkak tė dialektit.
Ja Vargjet E Fishtės
Gjuha shqipe

Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli fllad i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjįma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu į' gjuha e jonė shqyptare.

Ah! po; į' e ambėl fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.

Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thįnun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhįnun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalė mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' mį para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mį s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė k'ta pėr dhé t'Parvet.

Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xśni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kenė ndera e trimnive.

Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr té gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
N'per gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!

Kenga e Marash Ucit

Te nje mriz, te nje lajthi
Kishin ndodhun tre bari
Dy me dhen e nje me dhi
Njeri plak e dy te ri
Marash Uci e t’bijte e Calit
Dy djem t’lehte si shpezet e malit
Marash Uci i Uc Mehmetit
Ane e mbane i kisht’ ra detit
Kishta pa pronat e mbretit
Cak prej Hotit tue zane fill
Der’ku piqet buka n’diell
Pse saqe Marashi i ri
I pat dale mbretit n’ushtri.
Me arme n’dore, me zjarr ne gji,
si qe doke asht n’Shqipni
Burre i forte e trim si ZaNa,
armet i qene ketij baba e nana
Babe tagani e nane breshana,
vella e moter dy pistolet
dy gjarprusha prej Stambollet.
Ky qe lype eshe per vete
En’kushtrim e n’gjyqt bajrakut
E nder pre marre karadakut
E kudo qe i doli prija
Aty iu duk edhe trimeria
Por, si kripit i ra bora
E la kamba , e la dora
Edhe i shkrehi armet besnike
Ato arme qe n’kohe jetike
Pa n’qene ndera e Arberise kreshnike
E na doli bari malit
I shnrijak me t’bijte e Calit
Prore Mashi djelmeve t’Hotit
U kallezonte punet e motit
Punet e motit, pune trimnie
Si shqiptari mbas lirie.
E mbas beses e s’bardhes fe
Bante deken si me le
E u permendte ore e ZaNa
Edhe u thonte shum’ pune t’medhana
Per lugat kur zehet hana
E per lufte qe me dragona
Ban kuldhedra n’vise tona
Edhe i njihte ai ma s’mirit
Sa dragoj jane rodit t’njerit
Mbi rane t’hjedhme e n’ure t’vezirit
Prandej e donin gjith’baria
E ndigjojshin fjalet e tia
Si kah pushka ashtu ka ‘urtia
Por cka, Zot, Ka Mashi sot
Qe na asht vra e nuk ban ta?
Athue i ra bsha nder berre
Ja se toket i mbeten djerre
Ja i punoi t’ngratit rreziku
Pa buke n’shpi me e gjetun miku?
Ujku n’berre si ka ra,
pse kur marashi s’u asht nda
nuk kisht mbetun ky pa e pa
m’e pase pa edhe e kishte vra
as s’i mbet ketij n’dere borxhlia
me 'i qind dhen qe ka te shpia
s’len borxhli me 'i vojtun t’birit
edhe miqte ia pret ma s’mirit
si edhe qete qe i ka si buej
s’ia len djerr token kurrkuj
por as vet cka ka s’e di
vec u thote shnrijakeve t’ri
“Pa ndigjoni, o djemte e mi
diku i pune sot m’ka qellue
as nuk kam si rri pa shkue
nje here pse me pase per t’peshtue
zogu dore, pasha mue!
Vone e vone ke per ta zane,
fjale i mocmi si e ka lane
se sa rri as vet s’e di
se je jave, ose nje muej
Zoti e di, nuk mund t’a quej
Por n’qofte thane prej Perendie
Mos me shkele un ma n’keto hije
Mos me u zane ma pune trimnie
S’bardhes kohe qe ka perendue
Ah, ju djem, u qofsha true
Per ate qe vrane e kthiell!
Me ma majte ju sot nje keshille:
“Amanet un jam t’u lane
me ruejt gjane, me k’qurun stan’
armet e mbushme mos me i dhane
me shoke tuej kurr mos m’u zane
mos m’u zane, as mos m’u nga
pse n’dite t’ngushte k’ta u gjinden vlla
si me pushke ashtu me vha
t’huejn me fjale mos ta poshtoni
buken para, por t’ia shtroni
n’shqiptari si asht zakoni
me i besue mos i besoni?
Edhe n’mend kini nje fjale
Zemres s’fryt me i lanun dale
Fjalet per paje kurr mos me i ndale
Ujit turbull mos me i ra
Mos me dale n’va t’pa va
Me iu ruejte rrases se limueme
Me iu rujte shakes s’terbueme
Me iu ruejte po, grues se leshueme
Vendin tuej, e dashte perore
Me ruejte bese, mos me carte ndore
Ai Cun Mula thote nje fjale
Madhi Zot, ty t’qofshim fale!
Nder dy pune njera do t’dale
A se i shkojme mbretit n’ushtri
A se lufte kem me Mal t’Zi
Oren cult por e ka Hoti
Po u coj fjalet tash kreneve t’vendit
T’dalin sonte n’log t’kuvendit
Aty punet kem me i peshue
Mandej dalte si qofte gjykue.

Lufta e Ballkanit

Franc Jozefi n'divanhane:
"Padishah, pashė jetėn tande,
Mos me t'keq me i marrė shqiptarėt,
Mos me u lėshue n'qafė pashallarėt,
Qė me i prishė e kėshtu me i ēartė,
Si tash s'voni ia ke hi
N'atė tė mjerėn moj Malsi:
Se, mana, kėta po i'n do njerz
Qė po i more tepėr terz:
Me ēka m'ndan neshtrasha mue:
S'kanė me u pritė, jo, pa trazue,
Pa t'i qitė do t'ēame krejet.
Se ti kėta, dije prej mejet,
Fort pėr hajr, ndoshta, s'i ke,
E ma lirė i shet se i ble:
Se as pėr hajr, drue, nuk kanė le;
Veē se, besa, sa pėr sherr
S'ke pėr t'gjetė kund fisa ma derr,
Ma kryekėrcyem e ma bela,
Qė 'i grusht gjind e fukara,
Fytafyt kėta me u pėrla
N'daē me krajl e n'daē me mbret,
Si t'u kėcejė ai zekthi i vet.
Kėta sot lypin lirinė,
Lypin t'lirė me pas Shqipninė,
E krejt m'veti me u sundue,
T'huejt mbas sotit jo m'u shtrue,
Pagė as t'dhjeta me i pague,
E s'kanė faj; pse tash sa mot,
T'thuesh, shqiptarėt lėshue i ke pa zot;
E lėshue u ke ti m'qafė xhahilat,
N'krye t'vendit vu u ke katilat,
E as pėr t'mjerėn mos Shqipnni,
Qė ndėr lufta pėr ty asht shkri,
Turk e i k'shtenė, po, gja ndėrtue
s'ke der' m'sot; veēse rrėnue,
Djegė e pjekė edhe shkretnue,
Me iu dhimbtė minit n' murė
E atij gjarpnit pėr nėn gurė.
Prandej vetė kishe me thanė,
Se s'ban keq lirinė me ua dhanė:
Asht ma mirė me i pasun miq
E tė lirė, se rob e anmiq;
Pse diēka edhe jam due drashtė,
Se kėta 'i ditė kanė me t'u dashtė
Nė mos sot, sugure mot:
Diēka ndiej era barot..."
Padishahi n'atė harem:
"Tungjatjeta, or' miku i jem,
Se' mana, mirė je ka thue:
Ashtu m'ndanė puna dhe mue.
Veē asht 'i hall, 'or tungjatjeta
Se n'Shqipni, tė thuesh, dy t'treta
Tė Halisė janė muamedan;
E prandej kjo punė nuk ban.
Pse edhe as dini nuk e jep,
Pėr pa pasė njė t'madh gazep,
Njė zalldan, njė farė sikletit,
Me u shkepė turku ylqet t'mbretit
E me u ngrehė ai davlet m'veti.
Me gjith' kėta vetimeveti,
Mirė tue u matė e pėr kadalė,
Do ta baj pleqni kėtė fjalė,
Pale 'i herė si mund t'na dalė;
Se me u ngutė s'e kam zanatė."
Se rri mbreti tue u matė,
Tue u matė e tue u shmatė,
N'atė harem ai tue gėrhatė:
Si tash s'voni e ka zanatė:
Fjala Carit ka shkue n'vesh;
Edhe, besa, ky hundėlesh,
Njė as dy nuk ia ka ba,
Por t'asht ngrehė si katalla,
E u ka bėza shkjeve t'Ballkanit:
Sot a kurr' me i ra Sulltanit!
Sot e kurr' turkut me i ra,
Turk e shkja sot me u pėrla;
Se pėrndryshe ju Shqipnia
E pėr rreth Maqedonia,
Me sa turku ka tėrthore
Kėtu n'Evropė, kanė me u dalė dore.

Kur qe turku erdh e u thye,
E u tėrhoq e u vu me u kthye,
Krejt la n'gjak e keq shėmtue,
N'atė Stambollė pėr t'u ngujue.
M'shpinė bullgari atėherė iu shtri;
M'pushkė e m'top m'te m'njė tue shti,
Der' n' Ēatallxhe qė ka mbėrri,
Prej kah njeri pėr nėn dorė
Lehtė hedh peshėn mbrendė n'Stambollė.
Si njė lum, qė dalė prej amet,
Bjeshkėve bora ortek kah shambet,
E lėshojnė pėrrojet e malsisė
Depėrton gjithkah zallisė:
Kėshtu atėherė shkjau iu rras Shqipnisė
N'Kaēanik e n'Adriatik,
Veleēik e Salonik,
Tue ndrydhė vendin ndėr ēapoj:
Vra e pre e lidh n'vargoj,
M'dajak gjinden pėr dhe shtroj,
Bani plaēkė e trollit dėboj:
Edhe lufta ashtu mbaroi.
Franc Jozefi, kur ka ndie
Se u rras shkjau mbrendė n'atė Shqipni,
Se ē'asht mbushė ai me mėni,
Se edhe fort ē'erdh tue u idhnue
E as s'u mat ma as s'u hutue;
Por ēoi n'kambė tetėqind taborre,
Mirė e mprehi atė shpatė mizore,
Mprehi shpatėn e mejdanit,
E u ēon fjalė shkjeve t'Ballkanit:
"N'krye t'tetė ditėve, tue marrė dielli,
Prej Shqipnisė me dalė ju filli:
A pėr ndryshe mirė ta dini,
Se, pėr Zotin, n'shpinė mė kini,
E atėherė s'dij se ē'baj mbi ju!"
Rregji i Itales fort asht gėzue.
Franc Jozefit fjalė ka ēue:
"Se edhe mue me veti m'ke,
Pėr t'i rysun kėta shkje:
Kėta sllav qė kanė marrė krye,
Edhe n'shpinė duen me na kėcye,
Me na lanė t'dyve pa sy.
Se as e mjera, moj, Shqipni
S'ka kėnd mik as kumbari,
Qė me hy asaj zot me i dalė
Turrin shkjaut me ia ndalė,
Qė, i tėrbuem gjithmonė e i egėr,
Po do sot m'e ba krejt flegėr,
Thue se ai zot asht ba n'Evropė."
Krajli i Inglizit se ē'asht vra;
Za t'gjashtė Krajlave u ka ba:
"Amanet, mos me pritue,
Nė London me na u bashkue,
Pėr me folė, me kuvendue;
Se Ballkani asht tym e njergull,
E po ban, prit, Zot! ndo'i tjegull
Me na ra kresė edhe ne...
Prej Ballkanit hajr nuk ke!


I pari shkrimtar shqiptar i propozuar pėr ēmim nobel, prozator, poet, pėrkthyes. "Militant i letėrsisė shqipe" - cilėsuar nga Lasgush Poradeci. "Poet kombėtar i shqitarėve" - Eqerem Ēabej.
Mė 1913 botoi librin "Mrizi i Zanave" dhe pas 35 vjet pune, mė 1937 nxorri "Lahuta e Malcis", njė vėllim prej 17 000 vargjesh, qė u cilėsua si Iliada shqiptare ose Bibla e lėvruesve tė shqipes. Ishte kryetar i kongresit tė Manastirit dhe propozimi i tij fitoi nė unifikimin e alfabetit tė gjuhės shqipe. Nė tetor 1913 nxjerr revistėn "Hylli i drites", ndėrsa mė 23 tetor 1913 shpalos flamurin kombėtar nė kishėn e Shkodrės, duke e lidhur atė me drita me xhaminė, pėr tė treguar unitetin mes shqiptarėve. Gjergj Fishta mori shumė medalje tė ndryshme nga populli i Shkodrės, i Beratit, mbreti i Austrisė, nga Greqia dhe Turqia
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ecmene.darkbb.com
 
Gjergj Fishta
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
EcMeNe.DarkBB.com :: Bota Shqipėtare :: Figura tė shquara-
Kėrce tek: