EcMeNe.DarkBB.com

Ec Me Ne Drejt Suksesit Tuaj.
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 KANUNI I LEKE DUKAGJINIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 23
Join date : 23/03/2008

MesazhTitulli: KANUNI I LEKE DUKAGJINIT   Mon Mar 24, 2008 11:58 am

Pershendetje anetare te nderuar te forumit ECMENE!
Duke marre shkas nga mendimet e te gjithe atyre antareve qe kane kontribuar ne direktorine njerez te shquar, deshiroj qe nen temen e Lekes se Dukagjinit sebashku te analizonim, vleresonim dhe mbi te gjitha kritikonim KANUNUNIN -nje nder kushtetutat e para te kombit shqiptare.

Ndoshta jo te gjithe e kane patur fatin ta lexojne Kanunin e Leke Dukagjinit, te shohin se si mirefilli cdo detaj i jetes se perditshme dhe se si cdo rregull shoqeror eshte ndertuar dhe renditur sikurse nje nen i posacem i paketes ligjore.

Fillimisht do kisha deshiren e mire ti ofroja lexuesve te ketij forumi disa pjese te shkeputura nga ky kanun, pjese qe mendoj perbejne nje rendesi te vecante edhe sot e gjithe diten ne veriun e Shqiperise , Malesite e Shkodres atje ku shpesh degjohen edhe krismat e gjakemarrjes.


Do deshiroja qe gjithe secili prej nesh t`i lexonte me vemendje keto pjese te Kanunit dhe te shprehte mendimin e tij kritik mbi te duke pare ne analogji traditen dhe ligjin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ecmene.darkbb.com
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 23
Join date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: KANUNI I LEKE DUKAGJINIT   Mon Mar 24, 2008 11:58 am

F A M I L J A


NDERTIMI I FAMILJES.


Familja e kuptueme nė vedvedi..

...

Zot shpije mundet m’u ba edhe njeri i pamartuem.

I zoti i shpis ka tager:

1) me ndejė nė krye tė vendit nė shpi tė vet, edhe pse gjinden ma tė vjerer se ky nė shpi;
2) mbi armėt e veta, edhe njiqind qese n’i bashin; mbi kal tė shalės; mbi shtrojė e mblojė tė veten; mbi veglat e kafes, e kėto sende as kunaja e dahes s’i pershin;
3) mbi fitime tė gjindes sė shpis, tė rrogės a tė falmeve;
4) me ble, me shitė e me ndrrue tokė, si arė, livadhe, xana (ograja), prozhme, rendin e vadės gja tė gjalla e remet;
5) me dhanė e me merrė uha e me hi dorzanė;
6) me ndreqė shpija, ksolla vithna, etj;
7) me ēue nė punė a nė shtek gjinden e shpis;
me ēue gjinden e shpis per puntorė uha a edhe fjal;
9) mbi venė e raki, a me ble a me shitė a me dhanė uha;
10) me ndeshkue gjinden e shpis, kur kur mos tė hecin si e
lypė e mara e shpis.

Ndeshkimet jan njikėto:

a) Me lanė pa hanger
b) Me u hjekun armėt e krahit a tė brezit per nji a dy javė;
c) Me lidhė a me burgosun nė shpi;
d) Kryekcyemin me e da shpijet me pjesė, qi i perket, per me shporrė shnerzimin e rrezikun.

10) Me hi dorėzanė kush i shpis pertej se i ban arma; me shitė, me ble a me ndrrue gja pa leje tė zot’t tė shpis, ka tager mos mu pergjegjė, se Kanuja s’e xen per tė zakonshme as tė shitmen, as tė blemen as tė ndrruemen e as dorėzanin kėso dore, e ēdo send a gja do tė shkembet, se a’ba pa leje tė zot’t tė shpis.

§. 21. Perlimi e detyra e tė zot’t tė shpis.

1) Mu perkujdesė per tė marėt e gjindes e tė shpis;
2) Me mbajt nė fre gjinden e shpis tė mos t’i sjellin ndo’i dam a rrenim;
3) Me pri ma i pari nė punė qi i perkasin vehtjes sė tij;
4) Me mbajtė sy mbi tokėt, tė mos tė jesin djerr; mbi tufė tė gjas s’gjallė, tė mos praptohet e mara e sajė;
5) Me punue me mend e urti merenda e jashta shpijet e tė mos t’a ēoj rrenimi e fika shpin;
6) M’u perkujdesė per veshė e mbathė tė gjindes sė shpis prej fitimeve tė shpis;
7) Me mbajtė udhen e drejtsis nė shpi, e mos me i a mbajtė krahin ma teper njanitt se tjetrit;
M’u ble armėt djelmvet, kur tė shofė se janė ba per to.

§. 22. Tagri i sė zojės sė shpis.
E zoja e shpis ka tager:

1) Mbi tė gjtha sendet, qi bahen nė shpi;
2) Me dhanė a me lypė uha miell, bukė, krypė, djath, e tlyen ;
3) Me i urdhnue grat e shpis, me i ēue per ujė, per dru, m’u ēue bukė puntorvet, me ujėt (me vaditė), me bajtė pleh, me korrė e me mihė a me qirue.

§. 23. Perelimi i zojės sė shpis.
E zoja e shpis ka:

1) Me ba gati mjesditen e darken, me zie, me ndreqė tryezen e me da haenat;
2) Me i a vu menden bylmetit tė mos tė shkoj dam ;
3) Mos me shitė, a me ble a me ndrrue gja pa leje tė zot’t tė shpis. E zoja e shpis s’gatuen, s’shkon per ujė, s’ban dru, as pleh, as me ujėt as me korrė a me qirue, as bukė m’u ēue puntorvet;
4) Me shikue drejtsin nė tė ndrequn tė gjindes e tė fmive tė shpis; mos me i a mbajtė krahin kuej ma teper se tjetrit;
5) E zoja e shpis do tė pėrkujdeset per fmi, sa tė jen nė punė grat.

§. 24. Tagri i gjindes sė ships.
Gjindja e ships ka tager:

1) Me hjekė tė zo’n e ships per nė pashin se nuk punon per tė marėt e shpis a i ēon kah fika;
2) Me hjekė tė zojen e shpis, per n’u raftė per sysh se bracnon, a shet gja tinėz – edhe nji kokerr voejet me kenė – a n’u mbajtė krah fmivet tė vet ma teper se tė tjervet.
3) Mbi armėt e veta seicili; munden me shitė, me ndrrue, a me lanė peng, porse s’kan tager me lypė tjetren nė shpi;
4) Mbi qe ka tager bulku, qi i nget: me i ndimue kuej a uha a falė pa pasė nevojė per leje tė zot’t tė shpis;
5) Mbi tuf dhensh ka tager bariu, qi i ruen; i zoti i shpis s’ka tager me i u perzie nė ket zyre; para se tė shes gja a tė prese ndo’i kambė berri, bariut do t’i thotė, e ky e din se ēė fare berri a lope asht per t’u hjekė.

§. 25. Perlimi i gjindes sė ships asht:

1) Mos me hi dorzanė pa leje tė zot’t tė shpis ;
2) Munden me hi dorėzanė edhe pa e pvetė tė zo’n e shpis, porse per aq, sa u ban arma, se kjo asht e vehtja;
3) Nuk munden me i shkue kuej per puntorė pa leje tė zot’t tė shpis
4) Nuk munden me shit as me ble as me ndrrue gja;
5) Gjindja e ships nuk munden me mundshtue tė zo’n e shpis nė punėt e shpis a tė krahit;
6) Me ndigiue, e me shkue gjithkund t’urdhnoje i zoti i ships;
7) Kuj t’i a njese gishtin i zoti i shpis me dal n’ushtri, do tė dale;
Granija janė nė detyrė me punue per shpi; po u teproj koha, si tė lirohen prej punve tė shpis, munden me ba punė doret tė vetat.

...

Ē'MENDONI?

Kjo eshte tradita e atyre zonave ku ky Kanun pati influencen e vet. Mendoni se si tradite, roli i Zotit te shtepise dhe i gruas ka qene i organizuar pergjithesisht ne kete menyre ne trojet shqiptare apo...

Po sot ē'ndodh?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ecmene.darkbb.com
 
KANUNI I LEKE DUKAGJINIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
EcMeNe.DarkBB.com :: Bota Shqipėtare :: Figura tė shquara-
Kėrce tek: